blogu xhelal ferizi

ketu gjeni vargje nga poeti xhelal ferizi

Abaz Ibrahimit

Abaz Ibrahimit

 

Kushtuar dëshmorit  të kombit  për liri

 

 nga autori Xhelal Ferizi në mërgim

 

Dil  e  mos hesht o fjala   e tokes prej   burimit

Pse  rrin   rrin   sot nuk del nga ata gurë e dhe

Pse nuk shkrepë sot për lavdinë e Abaz Ibrahimit

Dëshmorë  që ra  n ë moshen e re

 

 

Pse heshtni o gurë  e qehre  e rrudha të ksaj  toke

Pse rrini sot pa fjalë dhimbshëm në pikë të hallit

Abaz Ibrahimi ra për kosoven loke

Fol o dhe i përgjakur e ju kokrra të zallit

 

Folni o ju degë të drujve e ju  fletë të holla e secili pip

Folni o ju druj me qehre shqiptare e me rrema  trup  hollë

Abaz ibrahimi ra për tokën mëmë e për gjuhen shqip

Aty ra  te drita e dijes    pse nuk flet o shkollë

 

Në shërbim Abazi ra të lirisë në shërbim të atdheut

Qetnikët ju turren me  makinë  hekuri e qeliku me rrota

E shtypen pa mëshirë kët stërnip të  skenderbeut

Por ky vdiq me fjalen liri në gojë le ta din gjith  bota

 

e shtypen  karpatian  kur ky  po thrriste fjalen atdhe liri

kur nga thirrjet e tij dhimbshëm po përlotej edhe qielli

e toka  e të parve e ndjente  me plot dhimbshuri

kur ra abazi  qau  at dit e dënesi  dielli

 

gjandart qetnik serbijan të e veshur në hekur me zemër të egër  barbare

u turren andej kah Abazi me  dhëmbët e shtrënguar shoven

kur ky brohoriste fuqishëm për token  e lashtë shqiptare

Abazi  i përgjakur për dhe të shejt   thrriste po vjen liria po vjen

 

pansllaviani prap hypte përmbi te me rrota qeliku

Abazi thrriste demokraci liri liri

e nuk ndalej duke e shtypur  gjakatari armiku

  e Abazit përgjakshëm thirrja  at dit   ishte’ etnike o mëmë shqipëri

 

 

Abazi thrriste me kushtrim  armiku  e shkelte me rrota qeliku

por e përgjakur e abazit fjala ishte amanet 

dhe prap mbi te po shfrynte barbarisht   vrastari armiku

kur ky po fliste përgjakshëm shqip me dheun e vet

 

Abazi  i shtypur policët barbar karpatian hypur mbi makinë

pa mëshir po e bluanin kët të shqipes skyfter

at dit ne oborrin e shkolles  jan betue kohra e shekuj  e stinë

Abazi i biri i shqipes i gjallë per ne  do të jet për herë

 

 

 

gjaku po  i rrjedhte Abaz Ibrahimit e mbanin të plagosur vllezer e shokë

ai po vdiste përgjakshëm si dëshmorë

demokraci liri thrriste e permendte  mëmën tokë

me gjak po e  shkruante  amanetin mbi dheun e përgjakur arbrorë

 

toka at dit  bashk me zallina e gurë e shkruan edhe nji martir

lashtsia e jonë nëpër shekuj  shtoj një emër në flijim

foli at dit pergjakshëm e  qau guri  e  druri  ilir

se ra për dheun e  dashur edhe një dëshmorë  trim

 

thonë se  e kan pa edhe sytë e hanes

kur po vdiste abazi me të fundit amanet

shqip kur pof liste  në gjuhen e nanes

yjet kan dëshmuar vet

 

e dëshmoi edhe guri e qetinat me lisa

e dëshmoi edhe vepra  e tij e qendreses

Abazi ra për etninë me plisa

me fjalen atdhe në gjirin e beses

 

tokes ja fali   abazi gjakun  trollit  të dashur etnik

kosoves martire ja fali të shtrejtë jeten

armiku e vrau abazin me hekur e qelik

por veprat gjallë  do ti mbeten

 

16 Prill, 2008 - Posted by | 1

Ende pa komente.

Lini një koment