blogu xhelal ferizi

ketu gjeni vargje nga poeti xhelal ferizi

Ura ekëputur e dashurisë

Ura e këputur e dashurisë

Xhelal Ferizi autori në mërgim

përse uren e jetes e këpute
kur ajo ishte e lidhur me diell
ishe ti ajo q ë me lute
nuk jam ma ) i gjerë si qiell

përse uren e jetes e këpute
kur ajo ishte e lidhur me zemer
përse nuk ndriqove me dritë qdo lloj skute
përse kalin e trojes e lakmove në themer

përse i ua këpute fijet yjeve
infuzion ky i dashurisë jetik
përse i lidhe psehet nyjeve
përse dashurinë e bëre armik

përse uren e këpute të harkut
që lidhej nga arti në art
përse tash i dhe kaq shum dhimbje vargut
që në palcen qiellit prekë e ndihet lart

përse i zgjidhe besatimet
që lidhë i kishim për bese
përse i ke ngri vlimet
e gzimet nëpër mëngjese

përse i gzimet i vrave
përse urat me i djegë
si krande ndjenjat i thave
e cicrimen e bilbilit në degë

Autori Xhelal Ferizi në mërgim

6 Prill, 2008 - Posted by | 1

Ende pa komente.

Lini një koment