blogu xhelal ferizi

ketu gjeni vargje nga poeti xhelal ferizi

Valët e lotit

Valët e lotit

shkruan autori ne mergim Xhelal Ferizi

nëpër valët e lotit secila shekull’dridhje që vret
nëpër dridhjet e tyre dënestare
nëpë rrugë të huaja të epokave shkret
po qajë dhimbshmërisht me ankime shqiptare

jam shekull’ziu i monotonisë
ku secili qast ësht epokë
a thua nuk jam ma i etnisë
e gurët e ftoft’huaj i kam shokë

Dridhur’dnesjet e mia e luajn fundin e vullkanit
luajn shpirt’fundin e detiti
në secilen’dridhje valë loti i vatanit
dhe vdeksija zymtare e kurbetit

me kodër vuajtjet të mëdha si pllaja
Që shëndrrohen në peshë të shpirtit tim
më vijnë vala vala oqean’kujtim’largta të mdhaja
dridh’tare secila me valen përthyese mallëngjim

shekull’tare të tej’zgjatura kujtesa që dërmojnë
secila me artin e të kaluares që nxitë mallë e lot
gurë’qëndresen ato e thërmojnë
kur e sjellin në shpirt’kujtesë secilin të largtin mot

autori Xhelal Ferizi në mërgim

6 Prill, 2008 - Posted by | 1

Ende pa komente.

Lini një koment