blogu xhelal ferizi

ketu gjeni vargje nga poeti xhelal ferizi

Në grepin e bukurisë

Në grepin e bukurisë

Shkruan  Xhelal Ferizi

duke kërkuar nëpër valët e jetes
duke kërkuar nëpër mbertërinë e luleve
nëpër shekujt e caqet e erlehtes
bukurinë kërkova nëpër prralla e fabuleve

nëpër vargje të poetve e nëpër mbretëri pagane
nëpër proza e tregime e urata
kërkova nëpër dritë xixillonjash e nëpër dritë hane
nëpër kohra ëndrrash nëpër në  të gjata

kërkova në vrrije kërkova në shkrep
kërkova në yje me shtigje
dhe rashë një ditë si peshku në grep
tërhequr nga bukurija nëpër shekuj’brigje

si peshk i pafajshëm me zemer biluri
nëpër valët e kërkimit
ku arti i notit e syri im zuri
një biondinë me pamje të gjevahirit

dhe mbeta në grep i varur për jetë
kahdo thumbi i sajë me lak
nëpër brigje e udhë rob i sajë jam tretë
me i zjarrë e prush në të dashuruarin gjak

autori Xhelal  Ferizi në mërgim

integro_fat@hotmail.com

6 Prill, 2008 - Posted by | 1

Ende pa komente.

Lini një koment